E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv/ministrja ka një apel për qytetarët: S’ka vend për panik nga meningjiti
Publik News

Zv/ministrja ka një apel për qytetarët: S’ka vend për panik nga meningjiti

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situaten ku ndodhet vendi yne ne raport me semundjen e meningjitit. Rasti i pare i te prekurve ne Shqiperi ishte i efektivit qe nderroi jete pak dite me pare, e kjo ka rritur shqetesimin tek qytetaret.

TIRANË – Një efektiv i policisë Rrugore në Tiranë u nda papritur nga jeta në një moshë mjaft të re nge meningjiti akut. Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni bakterial.

Por zv/ministrja ka qetësuar shqiptarët. E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, zv.ministrja deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi, por është një situatë e zakonshme e stinës.

“Në lidhje me panikun e meningjitit, është vërtet një sëmundje e rëndë, por është e zakonshme, që haset nëpër spitale, sidomos në këtë periudhë. Absolutisht fare që nuk mund të flasim për epidemi, madje këtë vit ka pasur më pak raste. Nuk ka fare vend për panik, është një situatë e zakonshme, që ndodh të paktën në 20 vite që e ndjekim ne.

S’ka vend për panik dhe epidemi, e them këtë me shumë përgjegjësi. Po të hysh në detaje, do thosha le të fokusohemi më mirë te gjërat e mira, si psh, që nga 1 janari nuk do kenë më nevojë të shkojnë nëpër zyra për dokumente, pasi çdo gjë është online. Nuk do ketë më nevojë tani për qytetarët, të shkojnë e të kërkojnë dokumente, pasi është detyrë e shtetit, që t’i marrë ato. Më mirë është që qytetarët të merren me këto gjëra të mira, që ua lehtësojnë jetën, se sa të merren me përralla, se meningjiti është një gjë e zakonshme”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.