Zyrtare/ Europiani i shtangës luhet në Rumani, Shqipërisë i mbetet njolla e dopingut
Federata Europiane e Peshëngritjes mori vendim ditën e premte që kampionati europian i planifikuar të zhvillohet në Shqipëri në fund të marsit e fillim të prillit, të anulohet dhe për këtë aktivitet është caktuar Rumania. Ky vendim i pritshëm dhe i paralajmëruar më herët tashmë është zyrtar dhe starton më 26 mars. Ndërkohë, zgjedhjet për president të federates tonë të shtangës janë caktuar të zhvillohen më 5 prill, pra menjëherë pas mbylljes së Europianit të Rumanisë.
Ka një arsye që është zgjedhur Rumania, pasi federata e shtangës e këtij vendi bën 100-vjetorin e saj të themelimit dhe për nder të këtij jubile të shtangës rumune federate europiane ia dha të drejtën e organizimit pikërisht Rumanisë. Shqipëria do të marrë pjesë në Europian me më të mirët e saj, por fakti që iu hoq e drejta e pritjes së këtij aktiviteti për shkak të dopingut, por edhe për faktin se federata nuk është funksionale, tregon se nuk jemi pjekur për të pritur aktivitete të mëdha. për Shqipërinë dhe shtangën shqiptare kjo ishte një njollë e rëndë.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë tre shtangistët më të mirë që kemi: Daniel Godelli, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, pretendentë për medalje. Nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të cojë në këtë veprimtari tetë sportistë në kategorinë e meshkujve, por nga femrat kemi mangësi dhe të konfirmuar mund të kemi vetëm Evangjeli Veli. Sa i takon Romela Begajt, ajo ka dalë pozitiv në testin antidoping, por pritet të provojë “fatin” edhe në testin B, para se të ketë një vendim përfundimtar. Gjasat janë që ajo të përjashtohet nga peshëngritja nëse del sërish pozitive dhe në testin B.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



