Zyrtare/ “Kastrati Group” merr aeroportin e Rinasit
“Kastrati Group” ka marrë koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, duke u bërë kështu zyrtarisht 100% aksioner i Tirana International Airport.
Ata i blenë aksionet nga nga kompania kineze ‘Real Fortress Private Limited’. Marrëveshja midis kinezëve dhe grupit “Kastrati” rezulton e regjistruar në OKB që më 18 dhjetor të këtij viti.
Rikujtojmë që ‘Real Fortress Private Limited’ e morën Aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2016. Në atë kohë China Everbright njoftoi se kishte nënshkruar blerjen me 82.25 milionë euro me aksionerët që morën Rinasin në vitin 2004 me një afat kohor 20 vjeçar, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli qendrorë në Singapor.
Periudhë në të cilën qeveria shqiptare u përfshi në bisedime për ndryshimin e disa pikave të koncesionit, për t’I hequr kompanisë që administronte Rinasin të drejtën ekskkluzive mbi aeroportet e tjera që ishin në plan të ngriheshin.
Pas kësaj ndërhyrje në kontratë u krijua mundësia për hapjen e pistës në Kukës si dhe nisjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Megjithatë kinezët kërkuan diçka në shkëmbin të kësaj marrëveshje dhe ajo ishte zgjatja deri në vitin 2027 e koncesionit të Rinasit, si dhe nëse do të bëhet e mundur që dhe në qytetin bregdetar të ulen avionë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë në kontratë.
Mes palëve janë zhvilluar edhe negociata për uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar, megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë dakordësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



