E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare/ Messi merr ‘Këpucën e Artë’, kalon Cristiano Ronaldon
Sport

Zyrtare/ Messi merr ‘Këpucën e Artë’, kalon Cristiano Ronaldon

Lionel Messi ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat europiane sezonin e kaluar.

Ky ishte çmimi i pestë për argjentinasin. Superylli i Barcelonës tani e kalon Cristiano Ronaldon, që ka katër, në listën e futbollistëve me më së shumë çmime të “Këpucës së Artë”.

Messi shënoi 34 gola në ligën elitare spanjolle, La Liga, sezonin e kaluar duke i ndihmuar Barcelonës ta fitojë titullin.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte i dyti me 32 golat e tij në Premierligë.

Messi e ka fituar këtë trofe në sezonet 2009-2010 (34 gola), 2011-2012 (50 gola), 2012-2013 (46 gola), 2016-2017 (37) dhe tani 2017-2018 (34 gola).

31-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të Barçës, me 572 gola në 655 ndeshje.

“Këpuca e Artë” ndahet nga “European Sports Media”, një shoqatë e gazetave dhe revistave europiane të sportit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.