E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtari amerikan: Rusia synon qeverinë e Ukrainës
Lajme

Zyrtari amerikan: Rusia synon qeverinë e Ukrainës

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë duket se është fillimi i një “pushtimi në shkallë të gjerë” që synon si fillim rrëzimin e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Këtë të enjte, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane e përshkroi ofensivën me tre “akset kryesore të sulmit”, duke theksuar atë që duket se është një shtytje e fortë e ushtrisë ruse drejt kryeqytetit.

“Në vlerësimin tonë, ata kanë qëllim që ‘t’i presin kokat e qeverisë’, tha zyrtari, duke specifikuar se ‘rusët po realizojnë një lëvizje për kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.”

Zyrtari tha se pushtimi duket se është në një “fazë fillestare” për momentin, por me faza të shumta për t’u ndjekur.

Si do të jenë fazat e ardhshme është e vështirë të parashikohet, edhe pse ajo që ka ndodhur deri më tani nuk ka qenë befasuese.

Zyrtari parashikoi se lufta pritet të jetë “shumë e përgjakshme, shumë e kushtueshme dhe me ndikim të madh në sigurinë evropiane, ndoshta për një kohë të gjatë, të gjatë që do të vijë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.