E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarja e lartë amerikane takim me  Alibeajn, Tabakun e Bardhin në PD (FOTO)
Lajme

Zyrtarja e lartë amerikane takim me Alibeajn, Tabakun e Bardhin në PD (FOTO)

Në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka ka takuar sot kreun e grupit parlamentar të demokratëve, Enkeljed Alibeaj, i cili shoqërohej nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Zyrtarja e lartë amerikane shoqërohej ndërkohë nga Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim. Takimi vjen 24 orë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së për të konsoliduar më tej përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Takimi në Kryesinë e Kuvendit është një tjetër shenjë e përplasjes pa kthim të SHBA me Sali Berishën qysh prej kur u shpall “non grata” nga DASH. Nga ana tjetër kohët e fundit përplasja me deklarata mes Berishës dhe SHBA është shtuar shumë.

Në axhendën e zyrtares së lartë amerikane nuk është parashikuar gjithashtu as një takim me presidentin Ilir Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.