E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
​Pirlo: Këto katër klube janë rivalet e Juventusit për titullin e Championsit
Sport

​Pirlo: Këto katër klube janë rivalet e Juventusit për titullin e Championsit

Ish-mesfushori italian i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se rivalët e vetëm të “Zonjës së Vjetër” për titullin e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni janë Liverpooli, Bayern Munichu, Barcelona dhe Manchester City.

Juventusi për herë të fundit e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve në sezonin 1995/96, në finalen e së cilës u ndeshën me Ajaxin. Por, që nga atëherë, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë në pesë finale të kësaj gare, transmeton Gazeta Express.

Tri nga këto pesë disfata, Juventusi i ka pësuar gjatë viteve 2000. E fundit nga këto humbje ishte ajo e para dy sezoneve, kur u mposhtën nga Real Madridi në Cardiff me rezultat 4-1.

Megjithatë, për Pirlon, i cili kishte kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij edhe në Milan, këto statistika nuk kanë ndikim në formën aktuale të Juventusit, rivalë ët të cilëve i konsideron vetëm katër lojtarë.

“Janë vetëm katër apo pesë klube që me të vërtetë do të garojnë për titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, përfshirë këtu edhe Juventusin”, ka thënë Pirlo, i cili e ka fituar këtë titull dy herë me Milanin, një herë në vitin 2003 dhe pastaj në vitin 2007.

“Pas Juventusit vijnë Liverpooli, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munichu. Ekipet e tjera janë pak a shumë të ngjashme”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.