E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
​Statistikat e këtij sezoni: Martiali, lojtari më efektiv në Premierligë
Sport

​Statistikat e këtij sezoni: Martiali, lojtari më efektiv në Premierligë

Anthony Martial arriti ta shënojë një gol të mirë pas kundërsulmit të Manchester Unitedit në ndeshjen e së premtes kundër Arsenalit, në kuadër të FA Cup, e cila përfundoi me rezultat 3-1 për mysafirët.

Sipas statistikave të grumbulluara nga ndeshjet e këtij sezoni të Premierligës, është pikërisht sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, lojtari më efektiv, sa i përket numrit mesatar të goditjeve për gol, transmeton Gazeta Express.

Ky gol ishte i pari i Martialit për pothuajse një muaj, pasi që për herë të fundit kishte shënuar në ndeshjen kundër Cardiff Cityt, e cila përfundoi me rezultat 5-1. Ajo ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer, me ekipin e tij të ri.

Megjithatë, këto ndeshje pa shënuar gol, nuk kanë arritur t’ia prishin statistikat francezit, pasi që ai përsëri e kryeson renditjen e lojtarë më efektiv në Premierligë, pasi që arrin të shënojë gol pas të paktën çdo 3.1 goditjeve drejt portës.

Lojtari i dytë më efektiv në Premierligë është sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterlingu, i cila arrin të shënojë gol pas mesatarisht katër goditjeve në drejtim të portës. Pas tij renditen Pierre-Emerick Aubameyang (4.3), Mohamed Salah (4.6), Son Heung-Min (5.0) dhe Pedro (5.1).

Martiali i ka bërë gjithsej 25 paraqitje gjatë këtij sezoni të Premierligës, gjatë të cilave i ka shënuar dhjetë gola dhe e ka asistuar një tjetër. Ai është njëri ndër lojtarët të cilët kishin bërë paraqitje të mira edhe gjatë kohës kur Jose Mourinho ishte në pozitën e trajnerit.

Francezi është i gatshëm ta rinovojë kontratën e tij me klubin anglez dhe e e ka udhëzuar agjentin e tij, Philippe Lamboleyn, të  negociojë me klubin për t’ia ofruar një pagë prej 172 mijë euro në javë. Nëse klubi e pranon këtë kërkesë të 23-vjeçarit, atëherë së shpejti do të arrihet marrëveshja për kontratën e re.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.