E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Epidemiologu amerikan që parashikoi pandeminë: Po afrohet “URAGANI COVID”, do shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë
Publik News

Epidemiologu amerikan që parashikoi pandeminë: Po afrohet “URAGANI COVID”, do shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë

 

Epidemiologu i njohur amerikan Michael Osterholm e kishte paralajmëruar pandeminë e COVID-19 në librin e tij “Kërcënimi më vdekjeprurës”, i botuar në vitin 2017.

Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe njëherë tjetër se bota rrezikon të pushtohet nga “uragani COVID”, për shkak të përhapjes së shpejtë të infeksionit nga variantet e reja të koronavirusit.

“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen. Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për NBC.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.