E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 vit pas tërmetit ASNJË kryetar bashkie, ASNJË ministër nuk është marrë në hetim.
Publik News

1 vit pas tërmetit ASNJË kryetar bashkie, ASNJË ministër nuk është marrë në hetim.

Prokuroria dhe SPAK-u nuk kanë gjetur asnjë përgjegjësi tek zyrtarët që kanë tagër ligjor të japin leje për ndërtime si ato që u rrënuan në Durrës.

Për kryetarët e bashkive që dhanë leje për të prerë kollonat e pallateve, apo prishur muret e themeleve për të hapur një restorant apo një supermarket.

Për zyrtarët e Inspektoriateve të Ndërtimit që lejuan marrëzi të tilla të ndodhin.

Për ata zyrtarë që u thanë banorëve të Thumanës të hynin në pallatet gjysëm të rrënuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Pavarësisht se kujt partie i përkasin. Pavarësisht faktit se mund të jenë miq të Berishë, Ramës, Bashës apo Metës.

1 vit pas tërmetit që mori jetën e 51 njerëzve, këta njerëz ruhet të ishin prapa hekurave.

Të tjerat janë vidio 3D, qurravitje hipokrite krokodilësh që duan të mbajnë pushtetin me çdo kusht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.