E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 foshnja vdiqën në maternitetin e Tiranës vetëm në janar
Lajme

10 foshnja vdiqën në maternitetin e Tiranës vetëm në janar

Një rast i rëndë denoncohet nga deputeti i PD-së, Bardh Spahia në maternitetin e Tiranës.

Sipas tij për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe oksigjenit për fëmijët vetëm gjatë muajit janar kanë ndërruar jetë 10 foshnja.

“Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.

Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, shkruan deputeti demokrat,  as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave.

Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel”, shkruan Spahia.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.