E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 milionë dollarë për emrin e stadiumit
Sport

10 milionë dollarë për emrin e stadiumit

Një prej skuadrave më të mëdha të basketbollit amerikan, Majami “Heat”, sapo ka përfunduar kontratën me kompaninë ajrore “American Airlines”, e cila kishte blerë që prej vitit të largët 1999 emrin e impiantit ku ish-skuadra e LeBron Xhejmsit luan.

Stadiumi

Por tashmë që kjo marrëveshje ka përfunduar, nga e cila arkëtoheshin 2 milionë dollarë në vit, për Majamin ka ardhur një tjetër, stratosferike, 5-fish më e lartë se ajo e mëparshmja, ndonëse kompania që e ka bërë këtë ofertë është disi “e çuditshme”.

 

Bëhet fjalë për uebsajtin pornografik, “BangBros”, i cili u ka vënë në tavolinë drejtuesve të klubit të NBA-së shifrën e 10 milionë dollarëve në vit.

Edhe pse për shumë kjo është parë si një gjetje publicitare nga uebsajti i filmave për të rritur, në të vërtetë oferta është zyrtare dhe është lajmëruar edhe në faqen zyrtare të “BangBros”.

Për momentin, nga ana e presidencës së Majami “Heat” nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Por, edhe pse tundimi mund të jetë mjaft i madh, për çështje etike duket disi e vështirë që oferta të pranohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.