E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht pasi COVID-19 të ketë kaluar
Publik News

10 shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht pasi COVID-19 të ketë kaluar

Ekspertët tashmë kanë filluar të vlerësojnë se si mund të duket një rikuperim i mundshëm ekonomik pasi COVID-19 të këtë përfunduar, dhe se cilat do të jenë shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht, raporton BBc.

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një pasiguri të lartë në ekonominë globale, duke qenë se shtete të ndryshme në botë janë duke luftuar me numrin në rritje të personave të infektuar, me zbatimin e strategjive për distancimin social dhe duke u përpjekur që të bëjnë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme fiskale për të stabilizuar tregjet.

Ndërsa administrimi i krizës së menjëhershme shëndetësore është thelbësor dhe i domosdoshëm për stabilitetin ekonomik, ekspertët tashmë kanë filluar të vlerësojnë se si mund të duket një rikuperim i mundshëm, pasi ky virus të izolohet dhe cilat do të jenë shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht, raporton BBC.

Për ta kuptuar më mirë këtë, Indeksi i Rezistencës Globale për vitin 2019 nga kompania e sigurimeve FM Global, ka renditur rezistencën e mjedisit të biznesit në 130 shtete, bazuar në faktorë të tillë si stabiliteti politik, qeverisja e korporatave, mjedisi i rrezikut dhe logjistika dhe transparenca e zinxhirit të furnizimit.

Duke ndërthurur faktorët e mësipërm me përgjigjen fillestare të secilit shtet ndaj virusit, u identifikuan kombet në të gjithë globin që kanë mundësi më të larta për të ruajtur stabilitetin dhe rezistencën gjatë dhe pas krizës.

10 shtetet që do të jenë më mirë ekonomikisht pasi COVID-19 të ketë kaluar, sipas Indeksit të Rezistencës Globale 2019:

Norvegjia

Danimarka

Zvicra

Gjermania

Finlanda

Suedia

Luksemburgu

Austria

Shtetet Qwndrore të Amerikës

Mbretëria e Bashkuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.