E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
100 ditëshi i kreut të policisë Rrumbullaku: Atentate, ekzekutime, dhe plumba
Publik News

100 ditëshi i kreut të policisë Rrumbullaku: Atentate, ekzekutime, dhe plumba

Tirana është tronditur dje nga një ekzekutim i tipit mafioz.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në  kryeqytet.

9 plumba pistolete janë shkrepur në drejtim të 49 vjeçarit Edmond Papa, për të cilin më vonë u mësua se është biznesmen në fushën e ndërtimit.

Pistat ku po hetohet janë hedhur nga policia tashmë, ndërkohë që ende nuk ka autor, pavarësisht se zona ku ka ndodhur ngjarja është mbikqyrur nga kamerat.

Autori, apo autorët, bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar janë larguar në drejtim të paditur.

Që do të thotë vraësi është ende i lirë dhe policia  duket se ka jashtë kontrollit kryqytetin nëse kemi parasysh edhe atentatet e tjera që kanë ndodhur këtë vit në Tiranë.

Më i fundit ishte ai tek “Kodra e Diellit”, ku u ekzekutua 39 vjeçari  Briken Sanaj  i cili njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj.

Për më tepër ekzekutimi  i djeshëm përkoi edhe më lëvizjet dhe në Polici dhe 100 ditëshin e objektivave Muhamet Rrumbullakut.

Lorenc Panganika që drejtonte Policinë e Tiranë është dërguar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe në vend të tij është emëruar Tonin Vocaj.

Rrumbulllaku e kurorëzoi këtë 100 ditësh me riciklime në polici, më te njëjtat fytyra, pa asnjë risi, dhe me plumba, ekzekutime dhe përgjakje, duke përcjellë kështu tek qytetarët, panic dhe pasiguri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.