E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 pyetje të thjeshta për  ‘doktor’ Ramën
Publik News

11 pyetje të thjeshta për ‘doktor’ Ramën

Personalisht kam besuar se të bërit gazetari ndaj Ramës duhet të ishte gjëja më e thjeshtë dhe nuk e kuptoj si mundet të të rrotullojë dikush që s’ka vend që s’e kap.
Pse duhet të kopmlikosh intervistën me gjëra të abstrakte, kur mund t’i shkosh të vërtetës me pyetje të thjeshta.

1. Kush e propozoi vendosjen e fashës orare dhe kush është logjika e saj? Virusi del pas orës 17:30 që duhen futur njerëzit brenda në atë orë?

2. Pse kemi sot pas dy muajsh karantinë njëlloj raste si në pikun e pandemisë? A do të thotë kjo që masat kanë qënë kot, sepse si në Mars që ne vinim nga lëvizja e lirshme dhe tani që vijmë nga karantina, rastet janë njëlloj?

3. Në dijeninë tuaj si Kryeministër, infektimi nga virusi varet nga sjellja jonë kur jemi jashtë shtëpisë, apo varet nga sasia e kohës që rrimë me detyrim në shtëpi. Nëse infektimi varet nga sjellja jonë kur jemi jashtë shtëpisë, ç’kuptim ka t’i mbyllësh njerëzit në shtëpi për gjysmën e ditēs me detyrim ligjor dhe gjysmën tjetër i lejoni të dalin?

4. Kush është logjika pas hapjes së bizneseve ndërkohë që njerëzit i keni mbyllur në shtëpi? Si do të punojnë këto biznese? Apo i keni hapur thjesht për të mos iu akorduar ndihmë financiare?

5. Ju premtuat në paketën e parë faljen e kamat-vonesave të energjisë elektrike prej 150 milionë$, për 200 mijë abonentë. Pra mesatarisht 700$/abonent.
Si u krijuan këto 700$ kamatvonesa, (madje qenkan dhe 200 mijë abonentë, pra 1/4 e gjithë abonentëve) kur faturat mujore të energjisë për një familje janë mesatarisht 50-60$, dhe ndërkohë që OSHEE ia pret energjinë një familjeje nëse s’paguan dy muaj rrjesht. Si krijohen 150 milion$ kamatvonesa në këto kushte?
A ishte thjesht një gënjeshtër për populizëm, apo kishit në plan që ndonjë “konsumatori gjigand” (ndonjë oligarku psh) t’i bënit një “nder” të vogël 150 milionë $.

6. Ju keni deklaruar që interesat për kreditë me garanci sovrane që do t’i jepen biznesit për pagesën e pagave të punonjësve, do të paguhen nga shteti. Pra bizneset do ta përfitojnë kredinë pa interes?
Ndërkohë që VKM e miratuar nga qeveria, në kundërshtim me atë që thoni ju, përcakton një interes 2.85% për kreditë që do merren nga bizneset, dhe aktualisht të gjitha bankat po i japin kreditë sovrane tek biznesi me interes 2.85%, jo pa interes siç thoni ju. Në deklaratat tuaja keni gënjyer publikun me dashje, për përfitim politik, apo zyra juaj juridike ka zbardhur gabim vendimin e qeverisë dhe ai duhet ndryshuar?

7. Ju premtuat një pagë lufte, “mbijetese” e quajtët ju, prej 26 mijë lekësh për 60 mijë persona, ndërkohë që numri i bizneseve të vogla të mbyllura për shkak të pandemisë, sipas shoqatës së BV ishte 93.000 dhe numri i punonjësve vetëm tek BV që mbetën pa punë për atë periudhë ishte rreth 230 mijë. Pse zgjodhët të paguanit vetëm 60 mijë? Si i matët ju 60 mijë personat që do përfitonin? A keni shkelur parimin e barazisë së shtetasve para ligjit, kur pa të drejtë diskriminuat 170 mijë persona?
Në media janë raportuar raste që 26 mijë lekshin e përfituan vetëm antarë apo mbështetës të PS, dhe diferencimi u bë vetëm për ata. A është e vërtetë kjo?

8. Si mendoni se mbijeton një familje e vogël me minimalisht 3 veta, me 26 mijë lekë në muaj, kur rreth 5000 lekë janë ndalesat, 7000 lekë janë drita dhe ujë, pra në fund familjes i mbeten 14.000 lekë të reja për të ngrënë 1 muaj rrjesht. Mesatarisht 480 lek në ditë për 2 vakte (sipas porosisë tuaj jo 3 vakte në ditë, po 2). Me 240 lekë vakti, çfarë do ti sygjeronit të hante një familje me tre veta? Rendisni asortimentet bukë, djathë, çfarë mendoni ju se mund të hahet me 240 lek në vakt. Supozohet që i dini sa kushton buka, vaji, domatja, preshi, sepse jeni Kryeministër i vendit që ka hartuar strategjinë për mbijetesën e popullatës, mbi të cilën është vendosur dhe pagesa e ndihmës.

9. Në paketën e dytë të miratuar prej jush, 170 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lek për 3 muaj. Pra 13 mijë lek në muaj. Hiq 7000 lek drita-ujë, mbeten 6.000 lek në muaj, ose 200 lek në ditë. Përsëri tek familja me 3 persona, çfarë do ti sygjeronit ju të hante kjo familje me 100 lek për një vakt (përsëri po marrim 2 vakte në ditë, jo 3)?

10. Shqipëria ka dhënë paketën më të vogël financiare krahasuar me të gjitha vendet e rajonit. Vetëm 100 milion € (dy paketa 13 miliardë lek në total), kur Kosova me një buxhet dy herë më të vogël se Shqipëria ka dhënë 170 milionë€. Pse ka ndodhur kjo? A tregon kjo që qeveria shqiptare është më e keqja, më e paafta, nga gjithë qeveritë e rajonit?

11. Kush është arsyeja që keni vendosur mos lejimin e hyrjes në det? Javën që shkoi keni shoqëruar disa persona, me polic, pse po laheshin në det. Persona kanë qënë duke respektuar distancimin fizik. Si ndikon larja në det tek shpërndarja e virusit?
Nëse s’e dini arsyen, sepse jua ka sygjeruar Komiteti, na thoni cili prej antarëve të komitetit që ta pyesim atë personalisht, pse s’duhet të futemi në det? Regjia ta marri tani në telefon dhe t’i themi antarit të Komitetit, në prezencën tuaj, që Kryeministri na tha që ti z.Doktor ke propozuar ndalimin e larjes në det. A është e vërtetë? Dhe pse, kush është logjika?

Sikur këto t’i bëheshin, do të ishte një intervistë serioze dhe informuese. Pyetjet e përditshme, ato të thjeshtat. Thjeshtësia është madhështì do thoshte Tim Sebastian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.