E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër rast i ryshfetit ndaj efektivëve në Tiranë, 12 policë të korruptuar gjatë këtij viti.
Flash

Tjetër rast i ryshfetit ndaj efektivëve në Tiranë, 12 policë të korruptuar gjatë këtij viti.

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar policinë.

Një 47 vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Shtetasi me iniciale  I.P është kapur me celular dhe pa rripin e sigurimi dhe për t’i shpëtuar gjiobës, ka tentuar të korruptojë me 20 mijë lekë të vjetra efektivët e rrugores.

 Njoftimi i policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.