125 ditë protesta, qytetarët vijojnë revoltën kundër qeverisë
Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë edhe sot, duke shënuar ditën e 125-të të tubimeve. Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të ndalin protestat dhe se do të vijojnë të dalin në rrugë edhe në ditët në vazhdim.
Në qendër të kërkesave të protestuesve qëndron dorëheqja e kryeministrit dhe largimi i qeverisë aktuale. Ata kërkojnë që pas ndryshimit të drejtimit politik të vendit të krijohet një qeveri teknike, të cilën e shohin si hapin e nevojshëm për të vijuar me ndryshimet që kërkojnë.
Përveç ndryshimeve në qeverisje, protestuesit kërkojnë edhe rishikimin e disa prej ligjeve të miratuara, duke argumentuar se një pjesë e tyre nuk i shërben interesit të qytetarëve.
Edhe gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë, protestuesit përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke shprehur vendosmërinë për ta vijuar aksionin.
Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa kërkesat kryesore mbeten ndryshimi politik, largimi i qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie teknike.
Protestuesit e akuzojnë qeverinë Rama për korrupsion të përhapur në administratë dhe në sektorë të ndryshëm të vendit, pretendime që përbëjnë një nga pikat kryesore të kritikave të tyre ndaj mazhorancës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



