E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
134 lëkundje brenda javës
Bota

134 lëkundje brenda javës

Kalifornia ndodhet mes frikës se po afron një tërmet i madh, pasi 134 tërmete kanë goditur shtetin amerikan brenda javës.

Nga këto tërmete, 17 ishin më të forta se 2.5 ballë dhe gjashtë prej tyre ishin më të forta se 3 ballë, ndërkohë që të tjera lëkundje priten të godasin javët e ardhshme, paralajmërojnë ekspertë.

Ato përfshinin edhe një tërmet me magnitudë 4.6 ballë që u ndje në San Francisko, i cili ka ngritur frikën për ardhjen e “të fuqishmit”, raporton “Los Angelos Times” .

“I fuqishmi” është termi që përdoren për një tërmet hipotetik me magnitudë 8 ballë ose më shumë, që pritet të ndodhë përgjatë San Andreas.

Një tërmet i tillë pritet të prodhojë shkatërrime ndaj qytetërimit brenda zonës së tërmetit, veçanërisht në zonat urbane si Palm Springs, Los Angeles dhe San Francisco.

Planet e emergjencës paralajmërojnë se 14,000 njerëz mund të vdesin në rastin më të eq dhe se 30,000 mund të mbesin të plagosur e mijëra të strehë . 

ImageImage

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.