FOTO/ Jaht superluksoz 17 milionë euro, shikoni ku po i kalojnë pushimet Ronaldo e Xhorxhina
Kristiano Ronaldo di si t’i shijojë pushimet. Ylli i Juventusit, tashmë ka zgjedhur rivierën franceze me partneren e tij Xhorxhina Rodrigez.

Çifti në fakt, po i kalon këto ditë të nxehta vere, në një jaht mahnitës, të quajtur “Africa I”. I gjithë jahti, kap vlerën e rreth 17 milionë eurove, ose nëse dëshiron ta marrësh me qira për një javë, ai kushton 200 mijë euro, për 7 ditë.

I gjatë 47 metra, dhe me një gjerësi prej 8.8 metrash, aty mund të akomodohen deri në 12 persona, me gjashtë kabina në total, një suitë e madhe. “Africa I” ka vend edhe për 9 pjestarë të ekuipazhit.

Gjithashtu, në dekun e jahtit gjendet një xhakuzi, ndërsa ka edhe dy “jet ski” për të bërë akoma më shumë qejf në ujë, si edhe një rrëshkitëse drejt e në det.











Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



