E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 të infektuar nga salmonela në kopshtin e Gramshit
Lajme

14 të infektuar nga salmonela në kopshtin e Gramshit

Flet prindi: Konsumuan supë pule, ngjarjen vijojnë e mbajnë sekret

Erald Çarçiu, prind i dy vajzave binjake që frekuentonin kopshtin publik në Gramsh ku disa ditë më parë shpërtheu dhe ‘epidemia e salmonelës’, është shprehur  se ngjarja vijon e mbahet sekrete nga autoritetet.

Sipas tij, mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar edhe 10 raste të tjera me salmonelë, përfshirë fëmijë dhe staf të kopshtit. Çarçiu i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit bashkiak i PD në Gramsh, bëri të ditur se 10 ditë më parë, fëmijët kanë konsumuar supë pule, çka më pas kanë filluar të shfaqen edhe shenjat e infektimit me salmonelë.

ERALD ÇARÇIU: Akoma vazhdojnë ta mbajnë mbuluar, në mënyrë sekrete nëpër e-mail personale. Nuk arrij ta kuptoj pse është ky mbuloj kur edhe ne kemi nevojë të na japin edhe këshilla, si të veprojmë me fëmijët. Ata fëmijët e prekur, si duhet të kurohen, ku duhet të kurohen. Nuk e kutoj këtë heshjen, pse duhet ta mbulojnë, çfarë halli kanë që duan ta mbulojnë. Këtë nuk arrij ta kuptoj.

Janë 14 raste fëmijë dhe staf, nuk janë 4. Është konfirmuar edhe tek të tjerët. Të premten e kaluar, fëmijët kanë konsumuar supë pule dhe pastaj kanë filluar shenjat. Një e nga një fëmijët. Përgjigjet e analizave këtu i vonuan, i kanë nxjerrë ditën e djeshme për 10 vetë.

Me prindërit e fëmijëve që unë kam biseduar, ka një shqetësim. Me njërin prej tyre që unë kam qenë mbrëmë, fëmija kishte ende probleme. Shumica e fëmijëve e marrin mjekimin në shtëpi.

Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.