15-vjeçarja nga Kavaja, u rrëfye te psikologia për përdhunimin e babait, ai mohon akuzat
Bledar Rako është 48-vjeçari i arrestuar në Golem pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh. Raki duket se i pëlqen këngëtarët pasi në disa foto në profilin e tij ne FB ka dalë në foto me këngëtarët Gena dhe Stresi.

Psikologia e shkollës ka vënë re se 15-vjeçarja nuk shoqërohej me askënd dhe qëndronte e mbyllur. Për këtë arsye i ka kërkuar të tregojë çfarë i ka ndodhur dhe pas shumë bisedash, vajza i ka rrëfyer se babai e përdhunon prej 4 vitesh.
Por nga frika e kërcënimeve të babait ‘se do ta vriste’, vajza nuk kishte treguar asgjë deri më sot.
Babai i arrestuar i ka mohuar akuzat e vajzës, por do jetë mjekësia ligjore ajo që do kryejë analizat e nevojshme dhe do hedhë dritë mbi këtë ngjarje. 48-vjeçari i cili punon si shitës në një pikë karburanti është baba i 4 fëmijëve.
Adoleshentja ka thënë se babai e kërcënonte se do e vriste nëse ajo tregonte atë se çka ndodhte midis tyre.
Sakaq pritet rezultati i mjekësisë ligjore për të dalë në përfundimin nëse deklaratat e vajzës qëndrojnë apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.
48-vjeçai u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



