E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikë Kryetarit tim të dashur të WiFi së
Publik News

Replikë Kryetarit tim të dashur të WiFi së

Replikë Kryetarit tim të dashur të WiFi së:
I dashur Indrit, të lexova me vëmendje dhe më mahniti gjakftohtësia jote politike. Përtej kësaj, po të kthej ca përgjigje me të njëjtën gjakftohtësi, megjithëse duhet me e pranu, që nuk është e lehtë.
Komenti yt për komentatorët e marrveshjes, ka një argument bazik që është pragmatizmi i opozitës për të ardhë në pushtet. Replika ime ktu do të ndalet.
Askush nuk është kundër pragmatizmit të Opozitës për të ardhë në pushtet. Është mendim dhe implikim krejtësisht legjitim. Ajo që më përfshin emocionalisht mua si demokrat dhe si mua shumë të tjerë në këtë mesele, është koherenca e veprimeve dhe jo-veprimeve të opozitës.
Opozita nga djegia e mandateve la në parlament njerëzit më mediokër që janë parë ndonjëherë në elitën e asaj Partie dhe të gjithë vendit, por nuk u irrituam edhe pse këta budallenj kishin shkuar atje me votën tonë por me besimin e kryetarit. Nuk gjykuam as PSE, në e djegies së mandateve. Sepse të gjithë ne e dijtëm dhe e mirkuptuam si të vetmen zgjidhje për ta nxjerë sherrin e djallit në dukje.
Edhe braktisjen e zgjedhjeve me një bandë të sostifikuar hajdutësh vote, e kuptuam. Edhe e vuajtëm.
Ti tani, më flet për pragmatizëm, por më lejo të ta kthej mbrapsh pragmatizmin e opozitës për pushtet, pasi më nxori në protestë, me retorikën e revolucionit, pasi më tregoi më të drejtë si të vetmen alternativë mosbindjen civile ndaj një pushteti zullumqar. Unë si demokrat, i dashur Indrit, thitha gazin e Lleshit, kalova ditë nëpër qelitë e paraburgimit për shkatërrim të pronës publike, pasi mu hoq e drejta të përfaqësohem në qeverisjen vendore, vuaj çdo ditë represionin e banditëve të Ramës që më detyrojnë të ngre leckat dhe të iki.
Ti tani më thua që Ulja në bisedime me Tërmetin e votave, dhe me një budallaçkë që u bë deputete nga lista e atij që i ka zaptu partinë, është pragmatizëm politik.
Unë s’e pranoj si arsyetim këtë. Mua pragmatizmi për pushtet personal i Kryetarit të opozitës nuk më bën as ngrohtë as ftohtë. Nuk kam problem të jem dhe emocional dhe të them, që të shkojë në djall çdo kush që tall menderen me mua duke më përjashtuar nga çdo pushtet, dhe më thotë që po bëj hapa mbrapa për ty.
Nëse llogaritë i bën gabim ti nuk kam pse vuaj unë. Minimumi i ndërgjegjes është të japësh dorëheqje për paaftësi. Por në vend që të bësh këtë, ti më quan kanunor të prapambetur sepse nuk e kuptoj politikën, e meqë jemi më lejo të të pyes: Politika a ka detyrim të më kuptojë mua?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.