E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet çifti shqiptar që ndihmuan grabitësit e bankave në Greqi
Publik News

Arrestohet çifti shqiptar që ndihmuan grabitësit e bankave në Greqi

Policia greke ka zhvilluar sot një operacion blic në Prevezë, duke vënë në pranga një burrë dhe një grua shqiptarë.

policia greke

Ata dyshohet se kanë ndihmuar grabitësit nga Shqipëria, të cilët dje shkëmbyen zjarr me forcat e policisë greke në Korinth. Ata besohet se kanë ndihmuar vazhdimisht 3 grabitësit, raportojnë mediat greke.

Skema që përdorte grupi

Çifti shqiptar dyshohet se merrte makina me qira për llogari të tre grabitësve. Qe prej disa kohesh ata ishin nen vezhgimin e policise.

Dyshohet se grupi i grabitësve janë të përfshirë në disa vjedhje, përfshirë Bankën e Pargës dhe kohët e fundit fshiheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Policia e vendit fqinj ka lajmëruar se në orët në vazhdim do të japë informacion zyrtar në lidhje më këtë grupim. Kujtojmë se dje shqiptarët janë përplasur me armë me policinë greke, e për rrjedhojë 2 persona janë plagosur dhe ndodhen në spital.

policepolicie 1police 2police 3police 4police 5police 6

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.