Boris Johnson është ngritur dhe duket se po përmirësohet ndjeshëm pas infektimit nga koronavirusi.
Kryeministri i Britanisë ka bërë disa ecejakje të vogla, megjithëse mjekët thonë se ai ka ende nevojë të pushojë.
Kjo është shenja e parë e mirë që kur ai doli nga terapia intensive një ditë më parë. Një zëdhënëse e Downing Street tha: ‘Kryeministri ka qenë në gjendje të bëjë shëtitje të shkurtra, midis periudhave të pushimit”.
Ai ka folur me mjekët dhe ka falenderuar të gjithë ekipin për kujdesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj tij, shkruan daily mail.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



