Arben Ahmetaj i jep mend FMN-së
Pas akuzave, investigimeve dhe kritikave të shumta brenda vendit për politikën e dështuar dhe në favor të një grushti oligarkësh nga qeveria Rama me koncesionet, së fundmi edhe FMN i konsideroi ato si rrezik për ekonominë e Shqipërisë.
Por edhe pas këtij konstatimi të fortë të Fondit duket se Edi Rama me të tijtë, nuk kanë ndërmend që të tërhiqen.
Pas këtyre zhvillimeve, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, jo vetëm që deklarohet kundër FMN-së dhe në mbrojtje të politikave koncesionare të qeverisë që përfaqëson, por i jep institucionit më të rëndësishëm financiar global, edhe “leksione” në këtë fushë.
Ahmetaj u mëson ekspertëve të Fondit, se ka shumë vende, përfshirë shtetet e zhvilluara të Bashkimit Europian, të cilat nuk i regjistrojnë koncesionet si borxh, siç kërkon Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Ka disa standarde ndërkombëtare të pranuara. Ne sigurisht jemi në praktikat e mira të prezantimit të bilanceve në buxhetin e shtetit”, thotë Ahmetaj.
Madje sipas tij, Shqipëria ka një kuadër ligjor më të rreptë se këto vende, që nuk i lejon koncesionet të rrezikojnë financat e shtetit.
“Garancia që ne kemi, që koncesionet janë në kontroll të plotë të riskut, është kufiri ligjor që kemi futur në ligjin organik të buxhetit që çdo koncesion paguhet brenda 5 përqindëshit, të të ardhurave tatimore të vitit të kaluar. Pra, ka një kufi limit. Më shumë se kaq ti nuk avancon më me koncesionet”, shton ai.
Arben Ahmetaj një ministër me arsimim të largët (mësuesi, dega anglisht) nga financat duke u përpëlitur në mbrojtje të skemës financiare miliardëshe që ka krijuar Rama me një grup oligarkësh, merr guximin që të korrigjojë dhe mësojë ekspertë më të mirë financiarë në botë, që punojnë faktikisht për FMN.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


