E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20 vite pas divorcit Bruce Willis dhe Demi Moore  ribashkohen në karantunë
Publik News

20 vite pas divorcit Bruce Willis dhe Demi Moore ribashkohen në karantunë

Kanë kaluar rreth 20 vite që nga ndarja e çiftit të famshëm Bruce Willis dhe Demi Moore. Por ata kanë mbajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Këtë e ka treguar vajza e tyre Tallulah e cila publikoi një foto të tyre të veshur me pizhama ndërsa qëndrojnë të izoluar së bashku për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në foto 65 vjeçari dhe 57 vjeçarja qëndrojnë të kapur për krahu me njëri tjetrin, ndërsa në sfond janë motra e saj Scout dhe i dashuri i Tallulah, Dillon Buss si edhe një qen i veshur me pizhama.

Duke iu përgjigur komentuesve, Tallulah konfirmoi se familja e saj bëri zgjedhjen për të karantinuar së bashku dhe kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për 27 ditë duke marrë masat paraprake për të mos u prekur nga virusi.

Bashkëshortja e aktorit, modelja Emma Heming Willis në një koment i përgëzoi si skuadra më e mirë.

Willis dhe Moore gjithashtu kanë gjithashtu edhe vajzën Rumer. Ajo nuk ishte pjesë e fotos por ka qenë pjesë e karantinës së familjes dhe këtë e kanë treguar postimet e mëparshme.

Tallulah publikoi një foto të Rumer gjashtë ditë më parë, gjithashtu edhe kjo e fundit publikoi foto me motën në të njëjtën ditë.

Willis dhe Moore u martuan në 1987 dhe u divorcuan në 2000. Aktori ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzat Evelyn Penn, 5 vjeç dhe Mabel Ray, 8 vjeç me gruan e tij të tanishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.