E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
20-vjeçarja në depresion qëllon veten me armë zjarri
Publik News

20-vjeçarja në depresion qëllon veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Mengaj të Kavajës.

Një vajzë 20 vjeçe, e cila mendohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, ka qëlluar veten me armë zjarri.

Fatmirësisht vetëm është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit për t’u trajtuar. Ende nuk bëhet me dije identiteti i saj apo arsyeja që e ka çuar vajzën të ndërmarrë këtë akt.

Akoma më mister mbetet fakti se ku e gjeti vajza armën e zjarrit, të cilën e përdori për të lënduar veten.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.