E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21-vjeçari vetëvritet në mënyrë tragjike në Greqi
Lajme

21-vjeçari vetëvritet në mënyrë tragjike në Greqi

Një 21-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Pirgo të Peloponezit, Greqi.

Ngjarja bëhet publike prej burimeve policore në zonë, ndërsa sipas informacioneve të para, Qazim Dosti i datëlindjes 2001,vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me një tel.

Mësohet se pak më parë viktima kishte komunikuar me motrën duke i çuar një fotografi me telin në qafë dhe më pas ai kreu aktin. Në zonë ka mbërritur një i afërm i tij së bashku me ambulancën dhe policia, por ai nuk u shpëtua.

Trupi u tij u dërgua në morgun e spitalit të Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyen që e detyroi 21-vjeçarin të vetëflijohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.