Kjo është foto e 43-vjeçarit Lulzim Bitri, nga Katundi i Ri, Elbasan i cili ndërroi jetë në vend ditën e hënë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar që lëviznin me një automjet tip “Volvo”.
Viktima Lulzim Bitri
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në afërsi të vendit të njohur si “rrethrrotullimi i luleve”, në Elbasan.
Nga një automjet ku ndodheshin autorët është hapur zjarr në drejtim të dy personave që po lëviznin në këmbë.
Për pasojë, Bitri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Ardian Çollaku, 50 vjeç, humbi jetën të martën në mëngjes në Spitalin e Traumës, pasi kishte pësuar fillimisht vdekje klinike në Spitalin e Elbasanit.

VIKTIMAT
Në vitin 2015, Ardian Subashi (Çollaku) u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në atë kohë ai u arrestua me qëllim ekstradimi ne Itali, pasi Gjykata e Modenas e kishte dënuar me 23 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 te Kodit Penal Italian.
Subashi ka qenë edhe subjekt i OFLsë, ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.
Ndërkohë, Lulzim Bitri është arrestuar në vitin 2018 në Tetovë të Maqedonisë, pasi u përfshi në një përplasje me armë zjarri në Tetovë.
Në atë kohë përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.
Lulzim Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


