E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari përgënjeshtron prokuroren : Një sqarim për kolegët dhe për prokuroren Mariola Mërtiri
Publik News

Gazetari përgënjeshtron prokuroren : Një sqarim për kolegët dhe për prokuroren Mariola Mërtiri

Gazetari Habjon Hasani, botuesi i Hashtag.al ka botuar dokumentet origjinale ku përfshihet prokurorja Mariola Mërtiri në hetimin e konkurrentëve të kunatit të saj, Mirel Mërtiri dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Kunata e Mirel Mertirit, me detyrë prokurore e Republikës në një reagim për disa media mbi shkrimin e sotëm të Hashtag.al ‘ka sqaruar’ se nuk është përfshirë në hetimin e kompanisë së hidrokarbureve të Isuf Berberit.

Pas ‘sqarimeve’ të prokurores Mariola Mertiri, Hashtag.al po publikon një pjesë të dokumenteve ku vërtetohet protagonizimi i prokurores Mertiri në hetim.

Dokumentet e publikuara vërtetojnë raportimin e mëparshëm mbi implikimin e prokruores në hetimin e kompanisë.

Reagimi i plotë i Habion Hasanit:

Një sqarim për koleget dhe për prokuroren Mariola Mërtiri.

Fill pas publikimit te sotshëm ne Hashtag.al për lidhjet ndërmjet Damian Gjiknurit dhe Mirel Mertirit, kunata e këtij te fundit me detyrën prokurore e Republikës, ka kontaktuar disa media dhe u ka ‘sqaruar’ se ajo nuk është përfshire ne hetimin e kompanisë hidrokarbure te Isuf Berberit.

Per korrektese po bej te ditur botërisht nje pjese te dokumenteve qe posedoj, ku vërtetohet katerciperisht protagonizmi i prokurores Mertiri ne hetim, njësoj siç raporton Hashtag.al.

Zonja Mertiri i ka bere këto hetime ndërsa bashkëshorti i saj ishte drejtor i Tranagatit ne Albpetrol, ndërsa kunati i saj përfitonte kontrata ekskluzive gazi po ne Albpetrol.

Me publikimin e kontratës se sotshme te gazit zonja Mertiri është e kapur gafil ne konflikt interesi, pasi familjaret e saj janë punësuar dhe kane bere biznes me ish-kreun e Albpetrolit ndërsa ky i fundit godiste me prokurori kundërshtaret.

Hashtag.al merr përgjegjësinë për çdo germe te investigimit, çdo pretendim i shkruar prej nesh është i mbështetur ne disa qindra fashikuj, ndërsa posedojmë dhe dokumente autentike qe dyshohet se janë asgjësuar nga protokolli i Albpetrolit.

Me kete rast, njoftoj zonjën Mertiri, se emri i saj nuk është vetëm objekt i hulumtimeve te Hashtag.al por dhe i autoriteteve amerikane ne kuadër te hetimeve qe ata kryen për favorizimin e biznesmenit austriak Robert Noëikovsky, i cili është pararoje e interesave te korporatës ruse Gazprom.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.