E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi : Qeveritë të më kthejnë pronat e familjes që shkojnë miliona dollarë
Politikë

Dash Shehi : Qeveritë të më kthejnë pronat e familjes që shkojnë miliona dollarë

Kryetari i LZHK -së Dashamir Shehi ka sqaruar keqinformimet në lidhje me deklarimet e pasurisë  dhe  të ardhurave . Me anë të një shënimi zoti Shehi hedh poshtë thashethemet e disa mediave dhe sqaron se akoma nuk ka marrë pronat që shkojnë në vleren e miliona dollarëve.

Statusi i plotë i Dashamir Shehut:

Të dashur miq,

Duke ju uruar Gëzuar Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, doja të bëja një sqarim për sa i përket thashethemeve dhe keqinformimeve të bëra nga disa portale përsa i përket deklarimit të pagave dhe pasurive të ditëve të fundit.

Disa portale midis të cilave: Opozita.com, Shqiptarja.com, Report-tv.al dhe shumë të tjera, kanë abuzuar duke keqinterpretuar të dhënat e deklarimit të pasurisë personale, që është një detyrim ligjor të cilin unë e kam zbatuar rregullisht.

Pasuria ime e formuar në 30 vitet e demokracisë nga puna ime dhe time shoqe, përbëhet nga një apartment në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një aparamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro. Të gjitha të tjerat janë keqinformim me keqdashje dhe shpërdorim i të dhënave personale.

Përsa i përket pasurive të trashëguara të familjes, nga të cilat fatkeqësisht nuk kemi marrë asgjë, janë vendime gjyqsore në të cilat unë jam 1/12-ta dhe nuk janë vetëm ato 4.6mio USD por dhe shumë më tepër në procese gjyqsore akoma të papërfunduara. Deri tani nuk na është kthyer kurrgjë! Shpresojmë që qeveritë që do te vijnë, të tregohen më serioze me pronarët e ligjshëm. Ndërkohë kjo është dëshmi e kokrrektësisë që unë dhe familja ime kemi treguar në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave duke mosabuzuar mbi statusin që kam pasur për të marrë pronat apo kompensimet tona, pa respektuar ligjin.

Duke ju falenderuar dhe njëherë për mirëkuptimin, ju uroj një Vit të lumtur pranë familjeve tuaja.

Me respekt,
Dash Shehi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.