E shtunë, 17 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-prefekti i Tiranës martohet me psikologen e njohur pas divorcit, fotot gjatë celebrimit
Uncategorized

Ish-prefekti i Tiranës martohet me psikologen e njohur pas divorcit, fotot gjatë celebrimit

Taulant Dedjës: Pas 9 vitesh larg Shqipërisë, ja si e shoh politikën dhe Edi Ramën

Taulant, edhe pse ke kaq vite larg Shqipërisë, cilat janë momentet kyçe nga periudha në politikë që të kanë mbetur në mendje?

Menaxhimi i krizës së Kosovës, kur u dërgova në veri si i plotfuqishëm nga qeveria në vitin 1998, si dhe pastrimi i parkut “Rinia” nga kioskat kur isha prefekt i Tiranës.

Me siguri që e ndjek politikën aktuale, çfarë mendon për të?

Kur shoh dhe dëgjoj se çfarë ndodh, i them vetes sime që ke bërë shumë mirë që je larguar.

Çfarë nuk të pëlqen?

Agresiviteti dhe arroganca e shtuar, korrupsioni gjithashtu. Mendoj që deri në vitin 2005, në Parlament ka pasur shumë vlera intelektuale, tani jo. Dhe mendoj se kjo klimë ka bërë që shumë njerëz që duhej të ishin sot në ato karrige, kanë ikur se nuk e gjejnë më veten aty.

Mendon që kjo situatë do të ndryshojë?

Po, e kam bindje, kam shumë shpresë, sepse shoh dhe një angazhim konsistent të partnerëve tanë strategjikë, BE dhe SHBA, që ky vend të ndryshojë për mirë.

A mendon që politika do të kishte qenë më e mirë dhe më efikase nëse do të ishte akoma pjesë e saj Fatos Nano?

Absolutisht po, mendoj që Fatos Nano është politikani më i mirë që ka pasur Shqipëria për kohën e tranzicionit. Ai ka qenë më qytetari, më i edukuari, më liberali dhe më i afti në raport me ndërkombëtarët. Ishte ai që promovoi në politikë dy ish-studentët e tij, Taulant Dedja dhe Edi Rama.

Domethënë, paske njohje të vjetra me Ramën?

Kur ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, unë nxirrja nga kutitë dhe numëroja fletët e votimit. Kjo tregon besimin që ai kishte tek unë. Më pas, për shkak të vizioneve të ndryshme për drejtimin e partisë, rrugët tona u ndanë.

Ish-prefekti i Tiranës martohet me psikologen e njohur pas divorcit, fotot gjatë celebrimit Dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy personazhe të njohur të jetës publike në vend. Jeta Toçila, një psikologe e njohur dhe e mediatizuar në këtë dimension të sajin profesional, por edhe folëse e lajmeve, dhe Taulant Dedja, ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edhe pse të dy vijnë nga bashkëjetesa të gjata dhe janë prindër, interesant është fakti që edhe Jeta, edhe Taulanti për herë të parë kanë vënë rrethin e martesës dhe kanë festuar sipas traditës me dasmë në restorantin “Grand Garden Bio Farm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.