E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
24 qershor, Turqia në votime
Bota

24 qershor, Turqia në votime

Më 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhje të përgjithshme mjaft të rëndësishme: në këtë datë do të mbahen në fakt zgjedhjet presidenciale (që ka shumë probabilitet të kenë një tur të dytë – të fiksuar për datën 8 korrik – në rast se asnjë kandidat nuk arrin mazhorancën absolute të votave) dhe ato parlamentare për rinovimin e Parlamentit (Meclis).

Më poshtë po bëjmë një përmbledhje sintetike të të dy kompeticioneve.

Zgjedhjet presidenciale

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës/Kreut të qeverisë (kujtojmë se të dy postet janë bashkuar në një si pasojë e rishikimit kushtetues të miratuar nga referendumi i prillit 2017) paraqiten 6 kandidatë:

Recep Tayyıp Erdoğan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkınma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)
Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)
Meral Akşener, kandidate e IYIP-së (İyi Partisi, Partia e së Mirës)
Selahattin Demirtaş, kandidat i HDP-së (Halkların Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)
Temel Karamollaoğlu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)
Doğu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)

Zgjedhjet parlamentare

Në këto zgjedhje (pragu i të cilave për të arritur të zgjedhin deputetë është shumë i lartë (10%); janë të të tipit shumëemëror proporcional dhe zonat e votimit janë 85) marrin pjesë:

Cumhur Ittifakı (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)
Millet Ittifakı (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)
HDP-ja
BTP-ja (Bağımsız Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)
HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)

Dy aspekte kryesore bien në sy: i pari është prania e një formacioni të ri – İyi Partisi – i lindur në muajt e kaluar me nxitjen e Zonjës së Hekurt (referimi për Thatcher nuk është i rastësishëm) Meral Akşener, e cila qe Ministre e Brendshme midis viteve 1996 e 1997. Partia e re, e dalë nga një ndarje e brendshme e MHP-së, dallohet për armiqësinë e saj ndaj AKP-së dhe opsionit të saj për “shoqërinë e lirë” dhe hapjen ndaj Perëndimit; në programin e zgjeruar të saj (72 faqe), dokument programatik, figurojnë “përshtatja e menjëherëshme me standardet e Bashkimit Europian në fushën e lirisë” dhe aderimi i bindur në NATO, “një strukturë politike që plotëson nevojat e përbashkëta e mbrojtjes së anëtarëve të saj”, ndërsa nuk i rezervohet asnjë fjalë Rusisë dhe Ortadoğu-së (Lindjes së Mesme), të likuiduara me 17 rreshta të një përgjithësimi vërtet të pakalueshëm. İyi Partisi – e akredituar në disa sondazhe me 5% të votave – paraqitet në zgjedhje falë bashkëpunimit të CHP-së, që i ka “huazuar” 15 parlamentarët e nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar dhe që mund të futet në garë (në fakt do të kishte qenë jashtë kohës maksimale si formacion i thjeshtë jo i përfaqësuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare). Sigurisht, roli i partisë së Akşener është interesant, pasi përfaqëson tentativën e parë për të goditur forcat e qeverisë, duke u nisur “nga brenda” tyre me qëllim që t’u sdëmtojë besueshmërinë: pikërisht për këtë ka ngjallur një interest ë caktuar në mediat europiane dhe perëndimore në përgjithësi.

Një tjetër veçanti jepet nga formimi i një grupimi – Millet Ittifakı – që përfshin parti shumë të ndryshme midis tyre; në veçanti Saadet Partisi – lëvizje me frymëzim tradicional kundër devijimeve oksidentaliste – respektivisht tri të tjerave (por edhe Demokrat Partisi, që i apelohet Adnan Menderes, Kryeministrit të rrëzuar dhe të dënuar me vdekje nga ushtarakët proNATO në vitin 1961, ka pozicione të ndryshme nga CHP-ja dhe İYİP-ja). Ky grupim heterogjen i përgjigjet nevojës konkrete për të kaluar pragun e përfaqësimit prej 10 % dhe për të future ndonjë përfaqësues në Parlament; eventualitet ku që ka të bëjë vetëm me Cumhur Ittifakı, Millet Ittifakı dhe, ndoshta, HDP-ja, kryetari i së cilës, Demirtaş, siç është e njohur, ndodhet në burg me akuzën problematike e mbështetjes së terrorizmit; por Demirtaş – me të drejtë – mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke mos pasur për momentin ndonjë dënim ndaj personit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.