E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
2478 bebe  më pak / Rënie vjetore  e lindjeve  me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Lajme

2478 bebe më pak / Rënie vjetore e lindjeve me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit

Kriza demografike e vendit tonë po thellohet vit pas viti. Plakja e popullsisë së vendit dhe emigrimi i të rinjve tani po çon në rënie të shpejtë numrin e lindjeve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT të ditës së sotshme referojnë se në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se në vitin 2022.

Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993, duke tejkaluar edhe projeksionet më pesimiste për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2060 të zhvilluara nga INSTAT.

Rënia e lindjeve është bërë më agresive përgjatë dy viteve të fundit pas pandemisë, ku tkurrja është më rreth 2400 foshnja për secilin nga vitet 2022-2023.

Rënia e lindjeve po goditet nga të gjitha drejtimet. Përveç emigracionit edhe gratë në moshë riprodhimi po zgjedhin të lindin më pak fëmijë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 1993 në vitin 2023 numri i lindjeve ka rënë me 67%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015.

Kjo do se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).

Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5./Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.