E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si nuk doli një burrë ligji të arrestonte një patronazhist të vetëm?!
Publik News

Si nuk doli një burrë ligji të arrestonte një patronazhist të vetëm?!

Si nuk doli një prokuror të ndalojë vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave, të mbrojtura me Kushtetutë e ligj, nga patronazhistët?!

Si nuk doli një burrë ligji të arrestonte një patronazhist të vetëm?!

Ku ishte ky prokurori që përpiqet të mbulojë mutin me shurrë, duke ndaluar mediat të bëjnë lajme me të dhënat e hakeruara dhe, tashmë në dispozicion të kujtdo që ka kuriozitet ?!

E pra, përdorimi i të dhënave personale për presion elektoral, pra për të rrëmbyer pushtet politik, është krim madhor. Krim i rëndë dhe organizuar madje.

Hackerat, nuk po na bëjnë presion elektoral, sa ç’bënë patronazhistët. Informacioni që ato nxjerrin i takon arkivave, të shkuarës pra, e cila duhet marrë me rezerva dhe e vendosur në kontekstin e kohës. Ndërsa patronazhistët janë në veprim permanent duke dhunuar cilindo që tenton të jetë politikisht i lirë për të zgjedhur.

Por nuk pati, as nuk ka, një prokuror që ti ndalojë ato që dhunojnë votuesin.

Si nuk u ndalua një, vetëm një nënpunës shteti që kishte dhe ka për detyrë të ruajë të dhënat xhanëm?!!

Si ka mundësi që pa ndaluar përgjegjësit që duhet ti ruajnë të dhënat, tentohet të ndalohen mediat?!

Kur mendoj se si u kap në flagrancë e gjithë qeveria dule vjedhur vota në Dibër, nga audio përgjimet e Prokurorisë,të cilat u nxorën tek BILD dhe, asgjë nuk ndodhi, kjo e hackerave është hiç.

Nuk e di, të qeshim apo të qajmë me këto idiotësi që nuk mbarojnë!?🤷‍♂️
****
Sidoqoftë, urdhëri gjenerik që ka lëshuar Ai prokuror nuk ka asnjë llogjikë ligjore.

Sekretin duhet ta ruajë shteti.

Media ka detyrë të informojë.

Prokurorët mund të urdhërojnë censurë, por jo për çdo gjë. Urdhëri duhet të njoftojë specifikisht dokumentat që ndalohen të përhapen dhe, jo të jetë gjenerik, pra të ndalojë çdo gjë…!

Kështu i bie që ata mund të nxjerrin dhe urdhër të ndalojë jeta…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.