Erion Veliaj i jep leje Agron Papulit për kullën tek “Rruga e Kavajës”
Afro 1 shekull më parë u ndërtua një nga objektet më të bukra në Tiranë. (Policia 1930) sot Volkswagen

Kulla që shihni më poshtë, do të jetë 58 kate dhe do të ndërtohet nga biznesmeni i njohur Agron Papuli, me bekimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Para tetë vitesh, ky i fundit i premtoi qytetarëve të Tiranës, se donte që të mbahej mend për më shumë parqe dhe jo leje ndërtimi, por duket se ky ishte vetëm një premtim fushate dhe asgjë serioze.
Erion Veliaj, po mbush xhepat mirë me para duke e betonizuar Tiranën dhe duke u dhënë leje ndërtimi oligarkëve që pasurohen çdo ditë me taksat e shqiptarëve nga tenderat abuzivë.
Projekti i mëposhtëm është në rrugën e Kavajës dhe kulla do të jetë 58 kate, më e madhja në Shqipëri.
Ky ndërtim është pjesë e 12 lejeve të fshehta të ndërtimit, të cilat mesa duket Veliaj i ka dhënë para zgjedhjeve vendore, pasi i trembet faktit që pas disa muajsh mund ta lërë propagandën në livet e Facebookut dhe nuk do ketë më në dorë të japë leje ndërtimi.
E pra miq, nëse mendoni se kryebashkiaku Veliaj po punon për Tiranën, e keni shumë gabim. Poshtë asaj kulle, janë mijëra familje që nuk shtyjnë dot muajin, por lali nuk do t’ia dijë aspak për ta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



