Whatsapp, “dëshira” për babagjyshin këtë fundvit! Telefonat që ndalojnë…
Në fund të këtij muaji Whatsapp nuk do të jetë një aplikacion i cili do të aksesohet nga të gjithë llojet e telefonave
Te lista e babagjyshit të vitit të ri përdoruesit e telefonave të vjetër IOS, WINDOWS dhe ANDROID duhet t’i shtohet dhe Whatsapp si dëshirë.
Platforma më e suksesshme e shkëmbimit të mesazheve ka deklaruar se përditësimet e fundit të risive teknologjike e kanë rritur shumë cilësinë e këtij programi ndaj dhe është e pamundur të mund të përdoret tek telefonat e vjetër.
Kompania ka deklaruar se prioritet i kësaj kompanie është përditësimi në kohë reale me teknologjinë e fundit.
Shërbimet e fundit që i janë shtuar këtij aplikacioni kërkojnë një aparat telefonik më cilësorë ndaj dhe bëhën shkurtime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


