E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumë shpejt, kalimi në Maqedoni do të bëhet nga Qukësi
Lajme

Shumë shpejt, kalimi në Maqedoni do të bëhet nga Qukësi

Paralajmërohet zhvendosja e doganës së Qafë Thanës, kalimi në Maqedoni të bëhet nga Qukësi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi kanë paralajmëruar zhvendosjen e kufirit nga Qafë Thana në fshatin Laborishtë.

Sipas tyre zhvendosja e pikës kufitare do të shkurtojë rrugën për në Shqipëri me 20 km.

Ne tani për momentin me Ministrin për Transport dhe Lidhje dhe kolegun e tij nga Shqipëria punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër, ndërsa Deve Bair është në lartësi mbidetare në 90 metër, ashtu kane qenë të vendosur, tani bëjmë infrastrukturë që të na lidhë me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Ndërkohë zv.kryeministri Gubi thotë se kufiri në fshatin Laborishtë do të lidhet me Qukësin në Shqipëri dhe kjo do të shkurtojë rrugën edhe më tepër.

Ideja e fundit që e paraqitëm dhe nënshkruam memorandum pikërisht para vitit ri me kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku në Shqipëri është ta ndryshojmë vendkalimin kufitar, të mos jetë kufiri më në Qafë Thanë për arsye të lartësisë por ta zbresim më poshtë në fshatin Ladorisht duke e lidhur me fshatin Quks në Shqipëri me ç’rast mund të shkurtohet rruga prej 15 deri në 20km.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.