E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
29-vjeçarja vlonjate nuk pranoi fejesë me detyrim  ndaj e dhunuan  i fejuari, babai dhe vëllai
Lajme

29-vjeçarja vlonjate nuk pranoi fejesë me detyrim ndaj e dhunuan i fejuari, babai dhe vëllai

Një 29-vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burra, të cilët presupozohet të ishin më të rëndësishmit e jetës së saj, por në fakt rezultuan të ishin dhunuesit, aq sa t’i rrezikonin jetën.

Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari. Ngjarja ndodhi në banesën e saj, ku jetonte së bashku me prindërit.

Mediat bëjnë me dije se shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka, me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj.

Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

Një episod tjetër dhune në familje u regjistrua në Klos ku për një motiv të çastit u konfliktuan dy vëllezër në fshatin Gurë e Vogël. Në pranga ra 38-vjeçari Rufat Tusha në banesën e të cilit policia sekuestroi një pistoletë pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.