E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë!
Lajme

300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë!

NATO publikon pamjet: Do të mbështesin misionin e KFOR

Një avion ushtarak britanik zbriti të mërkurën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me një kontingjent të forcave të Mbretërisë së Bashkuar, që do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë.

avioni ushtarak

NATO njoftoi përmes një postimi në platformën X se mbi 300 trupa nga regjimenti “Royal Yorkshire” do të vendosen përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejnë aktivitete stërvitore së bashku me trupat e tjera të KFOR-it.

Qëllimi kryesor i këtij dislokimi është të testojë procedurat për reagimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me operacionet e KFOR-it.

Stërvitja synon të rrisë gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë dhe të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të mandatit të tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.