E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
39-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në Fier: Ka plagë plumbi
Lajme

39-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në Fier: Ka plagë plumbi

Një 39-vjeçar nga Tirana është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Fier.

Ka dyshime se 39-vjeçari me iniciale J.B mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i 39-vjeçarit është gjetur në një automjet tip “Volksëagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas.

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj pranë viktimës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volksëagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.