46-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin
Ishte zhdukur prej 20’qershorit por sot trupit i 46-vjeçarit Blerim Preçi u gjet në lumin Shkumbin.
Ka qenë vëllai i tij, ai që ka denoncuar në polici zhdukjen e 46-vjeçarit Preçi i cili ka qenë duke punuar në një tokë buzë lumit Shkumbin ditën kur ka humbur më 20 Qershor.
Dyshimet e familjarëve ishin, se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë rrjedha e lumit kur ka tentuar të kalojë në anën tjetër.
Përgjatë hetimit, autoritetet do të përpiqen të sqarojnë rrethanat e vdekjes së tij dhe të japin përgjigje familjarëve të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



