E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
50 mln euro, ‘ylli’ i Barcelonës pranë transferimit në Serie A
Sport

50 mln euro, ‘ylli’ i Barcelonës pranë transferimit në Serie A

Ivan Rakitic nuk është vetëm një dëshirë e interit por pritet të bëhet realitet gjatë merkatos së verës.

“El Mundo Deportivo” zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe homologët e tyre zikaltër kanë diskutuar për detajet e presin thjesht firmën finale për kalimin e mesfushorit kroat në Serinë A.

Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro, aq sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin.

Gjithsesi, deri në shtrëngimin e duarve duhet pritur përfundimi i sezonit, pasi Barcelona pret të luajë edhe finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

Kroati ka kërkuar largimin e tij nga “Camp Nou” pasi me mbërritjen e Frenkie de Jog hapësirat e tij limitohen te skuadra katalanasve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.