E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
50 tifozë italianë kapen me thika dhe sende të forta, plan për të sulmuar shqiptarët
Lajme

50 tifozë italianë kapen me thika dhe sende të forta, plan për të sulmuar shqiptarët

Afro 50 tifozë italianë janë arrestuar nga policia gjermane, pasi në prag të ndeshjes me Shqipërinë janë kapur me thika, fishekzjarrë dhe sendet të tjera të mprehta, që mund të përdoreshin për të sulmuar tifozerinë shqiptare.

Personat janë në paraburgim, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

Kanë qenë forcat e policisë së Dortmundit që janë vënë në dijeni dhe kanë ndërhyrë në kohë duke parandaluar përplasjen, raporton “Corriere Della Sera“.

Shqipëria dhe Italia në orën 21.00 do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë të euro 2024. Italianët janë favoritë, por Shqipëri shihet si ekipi që mund të bëjë surprizën në këtë europian. Ndërkohë në ndeshjen tjetër Spanja fitoi 3 me zero me Kroacinë, duke treguar se spanjollët janë shumë të vështir për tu mundur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.