E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
51 mijë apartamente bosh në Tiranë
Lajme

51 mijë apartamente bosh në Tiranë

A është industria e ndërtimit ?

Ola Xama

A rrezikohet flluskë në sektorin imobiliar?

Prej disa kohësh kemi parë dhe analizuar numrin dhe sipërfaqen e lejeve të ndërtimit që janë dhënë në kryeqytet, por ofertën e tregut nuk kemi arritur ta matim pasi mungojnë të dhënat.

Sot në Kronos publikuam dokumenta zyrtarë se sa është numri i apartamenteve bosh në kryeqytet. Sipas dokumentave të OSHEE, në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Çështja që shtrohet për diskutim është se a duhet të cënohet funksionaliteti i Tiranës si qytet sa i takon shërbimeve komunitare, infrastrukturës, rrugëve, parkimit dhe trafikut në emër të investimit të këtyre parave?

Pika tjetër po kaq e rëndësishme është rreziku i një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

(Në koment ndodhet linku i emisionit Kronos i ditës së sotme).

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama.

Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.