Bllokohet restorant “Nari” në Lundër
Të gjithë e njohin si Nari i restorantit në Lundër, një nga vendet e preferuara të kryeqytetasve për dreka e për darka, por që u mbyll gjatë një aksioni të Tatimeve.
Bëhet fjalë për Ardian Tufën, pronarin e restorant “Nari” në Lundër, njëherazi kryetari i Njësisë Administrative Farkë i cili është lakuar jo pak në rrjetet sociale edhe për fushatën e mbjelljes së pemëve, shkruan newsbomb.al.
Restoranti i Ardian Tufës, me një punë të jashtëzakonshme për shkak të klientëve të shumtë, bashkë me dy restoprantet e tjera, Restorant “Sallaku” duke shkuar në Bërxullë dhe restorant “Ashiku” në Vaqarr, nuk jepnin as kupona tatimor për klientët, por kanë pasur edhe dokumentacionin e mallit jo të rregullt.
Sipas dokumentacionit që rezulton në QKR, Ardian Tufa është ortak në këtë biznes me Erjola Tufën,
Ata po bëjnë tratativa për të rihapur biznesin e tyre por mbetet për t’u parë se si do të shkojë hetimi dhe si do vendosë gjykata lidhur me zhbllokimin ose jo të këtij biznesi fitimprurës për administratorin e Farkës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



