E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Loja e shërbimeve sekrete në Tiranë, zyrtarisht e hapur!
OP-ED

Loja e shërbimeve sekrete në Tiranë, zyrtarisht e hapur!

Në Shqiperi dhe në rajon ka nisur një luftë e egër dhe e ashpër sherbimesh sekrete rajonale dhe ndërkombëtare. Uashingtoni, Tel Avivi, Moska, Turqia, Irani, Gjermania, Kina jane aktoret me te medhenj dhe me te rendesishem te kesaj perplasje. Rezultatet e ketij zhviillimi te rendesishem me te cilin nuk merret askush, por edhe ata qe merren (per arsye qe nuk kuptohen qarte) eklipsohen plotesisht nga shtypi dhe media jane pashmangshmerisht:

1- Polarizimi ekstrem i lojes politike ne vend dhe pershkallezimi i tensioneve dhe i temperatures se nendheut politik.

2- Penetrimi i parase qe qarkullon jashte sistemit bankar nepermjet te ciles secila interference gjeopolitike rajonale dhe nderkombetare kerkon te konsolidoje pozitat dhe aksionet e saj te dukshme dhe te padukshme ne thellesi te lojes politike ne Tirane.

3- Lufta e ftohte dhe e nxhehte e ketyre sherbimeve do te polarizoje ekstremisht strukturen kulturore, kombetare dhe ate fetare te anetaresise se Kombit ç’ka paraqet nje rrezik te jashtzakonshem dhe paradhome per nje konfikt fetar dhe civil.

4- Konsolidimin e regjimit politik aktual te Tiranes per nevoja gjeostrategjike. Autokraci dhe diktature politike, rrjedhimisht varferi te metejshme dhe mjerim per llogari te stabilitetit dhe interesave gjeostrategjike te te medhenjve.

5- Zbrazje e metejshme e Shqiperise prej shqiptareve, per arsye te mungeses se prespektives, degradimit te plote te situates ekonomike ne vend dhe ne mungese te nje oferte te vertete politike shqiptaret do te preferojne shpetimin jashte Shqiperise sesa perballjen.

6- E gjendur historikisht ne linjen ndarese ndermjet Lindjes dhe Perendimit Shqiperia do te paguje faturen e rende te perplasjes se interesave te medha gjeostrategjike duke u shnderruar kesisoj ne fushebeteje dhe arene lufte ndermjet ketyre interesave c’ka e pamundeson pashmangshmerisht zhvillimin kulturor, politik dhe ekonomik te vendit.

7- Lufta per dominimin dhe kontrollin e Ballkanit mund te jete me e ashper nga sa parashikohet per arsye se rajoni eshte nje pike nevralgjike per te gjitha korentet gjeopolitike nderkombetare, c’ka nenkupton destabilitet te mundshem lokal dhe rajonal, Shqieperia dhe Ballkani jane shnderruar per fuqite boterore njelloj si kalaja e Gjirokastres ku u perplasen djemte e Cerciz Topullit me ushtrine Turke. Kush e ze kalane i pri fiton epersi gjeostrategjike ndaj pales kundershtare.

8- Rama i lodhur prej trysnise se ne rritje te Turqise dhe vecanerisht ndaj kerkesave te Erdogan ndaj tij, kerkon te krijoje nje balance duke shpallur hapur ne menyre te deklaruar ate qe deri sot ka qene e pranishme ne Tirane por ne menyre te nendheshme, hapjen e Qendres se Izraelite per Luften Kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe e pagezuar edhe prej ministres se mbrojtjes znj. Xhacka merr nje tjeter kuptim, rendesi dhe peshe. Nepermjet ketij hapi ai synon t’i jape nje “shah me zbulim” Erdoganit dhe te tregoje se aleanca e tij me Turqine eshte strategjike dhe preferenciale, por perdor Izraelin per te larguar çdo alibi se loja e tij nuk perfundon ne Turqi dhe per te treguar se nuk ka asnje zgjatim te metejshem ne drejtim te Moskes, referuar baticave dhe zbaticave te medha te Turiqse koheve te fundit ne drejtim te Perendimit dhe te Moskes.

9- Amerika e Trump dhe Izraeli i Netanjahos, sot ne nje aleance me te konsoliduar se kurre, vecanerisht pas trasnferimit te ambasades amerikane nga Tel Avivi ne Jeruzalem. Kjo do te thote se Ballkani do te jete nje baze e rendesishme e synuar per t’u marre nen kontroll nga Fuqite e Medha pasi ajo mund te sherbeje ne te ardhmen si hapesire e rendesishme operacionale, per te koordinuar lojen e madhe ne Lindjen e Mesme. Rrethimi i Turqise me nje Kurdistan ne Juglindje (mase popullore pergjithesisht islame filoamerikane dhe filoizraelite) mund te shoqerohet me nja “kurdistan” te dyte ne veri te saj dhe e vetmja mase muslimane filoamerikane dhe filoizraelite ne Ballkan jane shqiptaret. Amerika dhe Izraeli do te shpejtojne qe kjo mase aleate ne Ballkan te mos jete nen kontrollin gjeostrategjik te Turqise (sherbimet sekrete te te ciles jane shume aktive ne Ballkan). Kjo baze operacionale strategjike, sic eshte Ballkani, sherben per te ndaluar infuencen turke te metejshme ne Rajon, per te ndaluar infuencen Ruse dhe gjithashtu per te goditur nga krahet mundesisht edhe Iranin, i cili bashke me Rusine eshte shtrire fuqismisht sot ne Irak, Siri, Liban, ne Jemen dhe ne Bahrejn. Per te kordinuar kete mega-strategji Amerika dhe Izraeli pra sulmojne nga te dyja anet per ta marre nen kntroll rajonet. Aleati i ri dhe i vjeter Arabia Saudie (thellesisht e konfliktuar dhe e armiqesuar me Turqine sot e cila koordinon sot strategjite e saj me armikun e saj te perbetuar Iranin) eshte gjithashtu ne dispozicion te strategjise me sa duket deri ne keto momente.

10- Para disa muajsh une kam shkruar dhe kam sqaruar per miqte kureshtare se Rama si nje investim politik i Sorosit per te shkuar ne Uashingtonin e Trump do te zgjedhe njeren prej dy barkave. Turqine e Erdogan dhe Bibi Natanjahon. Duke qene se Erdogan nuk eshte shume i qarte koheve te fundit ne raport me Admistraten Trump dhe ekstremisht i tensionuar me Izraelin Rama zgjedh kete te fundit si barke shpetimi e cila e vesh me imunitet ne Lindje tek aleati i tij Erdogan dhe njekohesisht me imunitet ne Perendim dhe ne Evrope, per te larguar alibite se ai eshte lojtar i Turqise, duke treguar se eshte lojtar i Izraelit, c’ka mund te krijoje nja hapesire qe dyert e Evropes te tentojne te hapen ne Qershor, perkunder skepticizmit te madh te ciftit Merkel-Makcron.
Mbetet per t’u pare, si do te shkoje loja ne vijim. Moska nga ana e saj shume e vemendshme per gjithacka ndodh ne rajon, nepermjet megafonit te propaganes se saj “Sputnik” thote se CIA dhe MOSAD kane hapur nje qender operacionale ne Tirane, per te sulmuar boshtin tjeter dhe premtojne boshtin Perendimor se do te thyejne dhembet keq ne kete beteje.
Kur te medhenjte kercasin dhembet, ne qe nuk kemi dhembe fare apo qe kemi kica te njome, duhet te jemi me te kujdesshem se kurre, sepse gabimet ne te tilla perllogaritje, kushtojne shume!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.