7 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek Covid19
Ne kete shkrim do te mundohem tu flas per ate qe ndodh ne Shqiperi teksa ata nuk e kane mendjen.
Shenim: Te dashur prinder, nese keni dyshime per cfare shkruhet me poshte, ju lutem klikoni tek tekstet me te kuqe qe te kontrolloni vete vertetesine e fakteve te paraqitura.
I.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ekzistojne te semure te tjere ne kete vend
Ne vitin 2018 ne Shqiperi ka patur 21.804 vdekje te regjistruara. Sipas Instat, “vrasesi” kryesor i me 53% te rasteve (11.599 vdekje) jane semundjet kardiovaskulare. Ndersa vend te dyte qendrojne tumoret me 16.9% te rasteve (3695 vdekje). Nderkohe qe ju qendroni ne shtepi dhe frikesoheni per shkak te Covid19, keta dy vrases po bejne kerdine. Ata nuk pyesin per virusin. Kane axhenden e tyre. Ne Shqiperi behen cdo muaj 750 mije vizita mjekesore. Keto vizita pergjate kohes se karantines nuk kane patur mundesi te behen.
A e dini sa e rrezikshme eshte per shendetin dhe xhepin te zbulosh me vonese nje semundje kardiovaskulare apo nje tumor? Te dashur prinder, nese keni domosdoshmerisht nevoje te kini frike, shqetesohuni per keta dy vrases qe perbejne se bashku 69.9% te vdekjeve ne Shqiperi dhe jo per Covid19 qe perben aktualisht 0.119% te tyre.

Shenim: Zerin 3 ne tabelen e Instat qe thote se 16.9% e semundjeve jane nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mire” do ta diskutojme nje here tjeter.
II.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Lufta e vertete ne Shqiperi eshte ne rruge
Duke u bazuar ne statistikat e Instat per 2018, numri total i vrasjeve dhe aksidenteve rrugore me pasoje vdekje ne Shqiperi eshte 248 (45+213). Nese duhet domosdoshmerisht te kini frike, kini nga atentatet ne mes te qytetit, infrastruktura e manget rrugore apo ushtria e shofereve me patente te pamerituar. Statistikisht keni me shume shanse te vdisni nga keto 2 shkaqe se sa nga Covid19.
III.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ligjvenesit tane gjeten kohe te hartojne dhe votojne nje ligj qe denon te semuret me Covid19
Sikunder e lexuat edhe ne shkrimin tim te pare, Shqiperia ka ndermarre masat me te ashpra ne Europe. Jo vetem qe jane jo proporcionale me rrezikun qe Covid19 ka shfaqur ne Shqiperi, por edhe ne kundershtim me Udhezimet e Keshillit te Europes te dates 8 Prill 2020 per respektimin e te drejtave te njeriut. Sikur kjo te mos mjaftonte eshte gjetur koha te hartohet dhe votohet nje ndryshim ne Kodin Penal te vendit qe te semurit qe shperndajne semundjen te denohen me burg. Nuk po hy ne detajet teknike te ketij ligji absurd e te panevojshem. Po mjaftohem duke cituar nje fjali nga intervesta e para pak diteve ten je nga personaliteteve te Shendetsise shqiptare dhe nje ish ligjvenesi te respektuar si Z. Leonard Solis.
“Kur ketij parlamenti qe eshte shume nen mesataren e popullit shqiptar, I lejon te vendose dore ne kodin penal, eshte njesoj sin je majmuni ti japesh ne dore nje kallashnikov.”
Pra, te dashur prinder, nese domosdoshmerisht keni nevoje te kini frike, shqetesohuni nga majmunet me kallshnikov te cilet kane ne dore jeten tuaj dhe te niperve tuaj.
IV.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Shkodra ka perqindjen me te ulet te vdekshmerise ng ate gjitha qytetet qe kane viktima
Po! Pavaresisht cfare degjoni ne televizor, Shkodra ka perqindjen me te ulet te vdekshmerise nga te gjitha qytetet qe kane patur viktima me Covid19. Vetem 1.06% e te infektuarve ka nderruar jete ME Covid19. Nderkohe ne Kavaje per te cilen nuk degjoni fare, vdekshmeria eshte 22.22%.

Po si ka mundesi?
Numri I te infektuarve ne cdo qytet e fshat te Shqiperise eshte shume here me I madh per shkak te argumentave qe ju kam paraqitur ne shkrimin e pare. Keshtu qe mjafton qe te zgjedhesh nje qytet cfaredo dhe te besh me shume teste dhe papritmas mund ti japesh idene publikut se aty ka nje vater.
Prandaj testet nuk duhen bere ne menyre selektive, por duke respektuar censusin e vendit. Vetem keshtu mund te kuptojme realisht se cilat jane qytetet me te prekura.
V.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ka shqiptare qe mendojne se shqiptaret jane kafshe
Ju nuk keni Facebook dhe Instagram, por me lini t’ju informoj se ekziston nje ushtri e madhe shqiptaresh qe praktikojen sportin me te preferuar kombetar, sharjen e shqiptareve. Sa here komunikohet ndonje mase e re agresive, vershojne nje lum komentesh te tipit “Mire ja ben se s’marrin vesh ndryshe keta”, “Me mire ne burg ata se sa te vdesim ne”.
Dua po ashtu t’ju informoj te dashur prinder se duhet te jeni krenar per menyren se si jane sjelle shqiptaret gjate kesaj periudhe ku durimi I tyre eshte vene ne nje test te veshtire.
Ne asnje moment ne Shqiperi nuk kemi pare skena si keto ne France…(sherr per Nutella)

Apo si keto ne Angli

Edhe pse ata nuk kane patur asnje kufizim ne orarin e blerjes se ushqimeve.
Shqiptaret po ashtu, edhe pse jetojne ne nje vend qe eshte ne 5 vendet me te varfera ne Europe, nuk kane sfiduar autoritetet shtetore sikunder ndodhi para pak ditesh ne SHBA, vendi qe ne adhurojme dhe marrim per shembull aq shpesh.

E meqe jemi tek Amerika, do doja t’ju kujtoja nje shprehje te nje nga figurave te tyre me te shquara:
“Ata qe japin lirine, per te blere pak siguri te perkohshme, nuk meritojne as lirine, as sigurine!”
~ Benjamin Franklin
VI.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Italia dhe vende e tjera po behen gati…
Italia dhe vendet e tjera te Europes dhe botes kane ngritur task-force me figurat me te ndritura te vendit ne fushen e Ekonomise dhe Sociologjise, dy fushat me te prekura nga Covid19. Keto task force perbehen jo vetem nga eksperte me profil professional te padiskutueshem, por mbi te gjitha edhe nga figura qe nuk kane qene dakord me qasjen ekstreme te karantinimit te popullsise. Si rrjedhoje do te kete nje debat te shendoshe te te gjitha kendveshtrimeve.
Nderkohe kam kohe qe kerkoj ne internet nje zbardhje te mbledhjeve te Komisionit te Emergjencave Civile, por nuk arrij ta gjej. Degjoj ne Televizion figura te respektuara te mjekesise shqiptare si Z. Sulcebe, Z. Kakariqi, Z. Solius, por edhe vete Drejtorin e Emergjences, Z. Brataj te cilet me nje qetesi profesionale argumentojne se Covid19 nuk eshte aq I rrezikshem sa c’kemi menduar dhe se duhet te fillojme te mendojme per rilindjen ekonomike. A ka zera te tille ne keto mbledhje?
VII.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ka filluar nje gjueti ndaj pasurise
Nderkohe qe te gjitha vendet kane leshuar me shpejtesi paketa ekonomike per te gjithe fashat e bizneseve (vogel, mesem, madh), figurat me te larta te Shtetit shqiptar kane shprehur nje neveri per ata qe kane. Ne vitin 2020, 30 vjet pas renies se Komunizmit degjojme ende:
1. Te shesin Jahtet e te paguajne te papunet!
2. Te shesin Makinat e te mos kerkojne ndihme.
3. Bizneset VIP shfaqin luks banal duke blere vila ne Qerret, Lalez, Palase.
Nese kam degjuar dicka te rrezikshme qe nga dita kur Covid19 u shpall pandemi e deri me sot eshte pikerisht kjo te dashur prinder. Ata qe kane, nuk I kane asnje borxh virusit. Nese I kane bere me djersen e tyre, bravo I qofte. Nese I kane vjedhur, ata me siper le ti gjejne e ti cojne aty ku e kane vendin.
Virusi nuk na erdhi nga te pasurit, por nga te varferit. Eshte varferia ekstreme ne disa zona te Kines qe beri te mundur ngjizjen e kesaj pandemie (kalimi nga lakuriqet e nates tek njeriu). Nese duhet ti hakerremi dickaje eshte pikerisht varferia. Ajo eshte burimi i te gjitha te keqijave.
Epilog
Te dashur mami dhe babi, Frika eshte virusi i vertete!
Video montazh nga autoritetet shqiptare qe thone qe seshte gje virusi…
“The only thing we have to fear is fear itself.”
~ Franklin D. Roosevelt
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



