E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 pyetjet e radhës për shkëlqesitë ambasadorë
Lajme

7 pyetjet e radhës për shkëlqesitë ambasadorë

Hysni Gurra

Të nderuar shkëlqesi, a keni dijeni:

1- Si ishte renditja e Shqipërisë në tabelën e antikorrupsionit sipas Transparency International gjatë 8 viteve qeverisë së “non grata: Berisha? Dhe sot në vitin 9 -te të qeverisë Rama?

2- Si ishte renditja në Money Val – pastrimi i parave gjatë 8 viteve të qeverisë së “non grata” Berishës. Po tani  në vitin e 9-të të qeverisë Rama?

3- Sa ishte fatura e gjyqeve ndërkombëtare gjatë qeverisjes 8 vjeçare të non grata  Berishës? Sa është sot në vitin e 9- te të qeverisë Rama ?

4- Sa vendime gjyqësore të pa ekzekutuara kishte në kohën e  qeverisjes së Berishës? Sa është ky numër sot në vitin e 9-të të qeverisë së Ramës?

5- Sa u rritën rrogat dhe pensionet në kohën e qeverisjes 8 vjeçare te “non grata” Berishës? Po gjatë 9 viteve të qeverisë Rama?

6- Si ka qenë liria e medies – në Shqipëri në kohën e “non grata” Berishës? Po sot në vitin e 9-te të qeverisë Rama?

7- Sa ka qenë numri i të punësuarve në administratë në kohën e  “non grata” Berishës? Sa është sot në kohën e Ramës ?

Këtyre dhe plot pyetjeve të tjera shqiptarët mund t’ia dinë përgjigjen, por ndoshta për shkak të informacioneve konfidenciale që shkëlqesitë tuaja kanë, përgjigjet tuaja mund të jenë më shteruese dhe sigurisht më bindëse!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.