E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
700 Euro nata ë? Qenkeni mërzit shumë?!Kardashian-milet!
OP-ED

700 Euro nata ë? Qenkeni mërzit shumë?!Kardashian-milet!

Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike, sociale. Ka një krizë besimi, krizë përfaqësimi, elementi kriminal i shoqërisë ka gjetur rrugën për në parlament, në gjykata, në qeveri, në bashki dhe nuk shqitet që andej – ti i pret një kokë në Kavajë ai del në Vorë, në Krujë , Shkodër, Lezhë, Durrës, Dibër, Elbasan…. Shqipëria sot vidhet hapur me nga qindra milionë Euro, me ligje të miratuara në Parlament nga noterët e krimit dhe të botuara në Fletoren Zyrtare. Qe lala durët. Shqiptarët ikin nga sytë këmbët dhe vendi kumbon zbrazëti. Zbrazëti njerëzish, zbrazëti mundësish. Skllevërit e mirë me CV nga 3 rreshta, me gjithë datën dhe emrin gëlojnë në majat e partive, hapur a fshehur. I gjithë sistemi ynë politik ka rënë. Sistemi ynë, marrëveshja jonë e bashkëjetesës nuk funksionon më. Shkelja e vazhdueshme e syrit për të pranuar një të keqe në vend të një të keqeje tjetër na e ka nxjerrë syrin përfundimisht jashtë përdorimit. Na duhet të luftojmë për të mirën, jo për të keqen që na pëlqen për momentin.

Ky sistem nuk na mbron dot nga Qeveria as sot as nesër, ky sistem tregoi se është vulnerabël ndaj çdo skizoidi. Në këto kushte, impenjimi prej dy ditësh me tarifën hoteliere të Ministres së Drejtësisë, përveçse tregon qartë sa kollaj dhe se kush i komandon mendimet dhe fjalët e shqiptarëve, është njësoj sikur të jesh duke luftuar, duke u përpëlitur mes dallgëve thellë në det, dhe të ankohesh se të ra një pikë ujë në surrat. Kardashian-milet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.